Reagimet për vëndosjen e shqiponjës së zezë ndërmjet Çairit dhe Butelit vazhdojnë. Kësaj here ka reaguar  kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, i cili e ka etiketuar si “lugat politik” Ali Ahmetin.

Naser Selmani ka deklaruar: “Ahmeti është shndërruar në lugat politik, që mbijeton në skenën politike duke derdhur gjakun e shokëve të luftës dhe duke sakrifikuar të ardhmen e popullit të tij.
Para se ta përdhosë emblemën e shqiptarëve, Ali Ahmeti duhet t’u shpjegojë atyre kush e tradhtoi komandant Telin në Gazi Babë të Shkupit para se të mbaronte konflikti i 2001-shit.