Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot rreth disa shkrimeve në portale, për jetën private bashkëshortore të deputetit të saj, Albin Kurti, duke i quajtur ato lajme “tërësisht të pavërteta dhe politikisht

“Këto shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit, qartësisht shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës. Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panik të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

Sipas Vetëvendosje, pushteti nuk po ka guxim e material që të përballet konceptualisht dhe me argumente, në prag të rënies, po mundohet që përmes shpifjeve të tilla të njollosë deputetët e Republikës.

“Këto lajme të pavërteta tashmë nuk i besojnë as qytetarët, të cilët më të vendosur se asnjëherë, po e kundërshtojnë këtë regjim kriminal dhe shpifës. Albin Kurti ka qenë në Norvegji para një jave dhe çdo aludim i plasuar në këto portale partiake është shpifje e pastër. Albini, Rita dhe Lea, kurrë s’kanë qenë më të lumtur së bashku, thuhet në fund të këtij reagimi.