Pretendimet e BDI-së, se Maqedonia, në këto momente ka kapacitete për të zhvilluar zgjedhje të lira, transparente brenda të gjitha standardeve europiane, tanimë i ngjajnë një përalle.

Me persona si Ismet Guri, që akuzohet nga shqiptarët për sulme fizike gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendës drejtor në njësinë rajonale të Shkupit në DAP dhe nga ana tjetër mbrohet nga VMRO shqiptarët nuk kanë çfarë të presin.

Përfshirja e tij në operacionin “Titanik” si i dyshuar për manipulim gjatë procesit zgjedhor në Çair si aktivist I BDI-së, dëshmon atë që Lëvizja për Reforma ka konstatuar gjatë gjithë kesaj kohe: Nuk mund të ketë proces zgjedhor as me standarde demokratike dhe europiane pa u krijuar kushtet minimale teknike dhe politike përfshirë edhe ndëshkimin e funksionerëve të tillë! Marrja në pyetje e këtyre personave, nuk duhet të jetë fundi por fillimi i sjelljes së drejtësisë në vend. Mbështesim maksimalisht Prokurorinë Speciale edhe përkundër sjelljes aspak konstruktive të Gjykatës Penale të vazhdojë me procesin e nisur.

Ndërkaq gjykata ka refuzuar kërkesën e Janevës për paraburgimin e Ismet Gurit, kjo është edhe një dëshmi se gjykatat në maqedoni janë të politizuara dhe partizuara!

Departamenti i Informimit

Lëvizja për Reforma – PDSH

15.02.2015