Udhëheqja e tubimeve të BDI-së nga kryeministri Zoran Zaev, është dëshmi se Ali Ahmeti nuk vlen më as për simpatizantët e kësaj partie. Kështu ka deklaruar në intervistë për Televizionin SHENJA gazetari Naser Selmani. Ai thotë se gjatë kësaj kohe, kreu i BDI-së nuk kishte guxim, dije dhe as vullnet, për të përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni.

“Kjo është një largim apo ikje nga fushbeteja. Kjo flet për atë që Ali Ahmeti e ka humbur kredibilitetin tek votuesit shqiptarë dhe sigurisht që drejtuesit e PR-it në LSDM e dinë se ky njeri nuk u shërben si dordolec në këtë betejë elektorale dhe kanë vendiosur ta largojnë nga skena dhe vendin e tij ta marrë kryeministri Zoran Zaev”, deklaroi Selmani.

Gazetari Naser Selmani gjatë intervistës thotë se nuk është kundër konceptit politik të LSDM-së, por se Zoran Zaev ka zgjedhjë njerëzit e gabuar që ta promovojë atë, siç janë ata të BDI-së të cilët, 11 vite i shërbyen VMRO-DPMNE-së. Kjo zgjidhje, sipas Selmanit do ti kushtojë LSDM-së.

“Këtë gafë do ta paguajë shumë shtrenjtë, unë jamë i bindur që votuesit shqiptar në Maqedopni, pa dallim, biles jam i bindur që një pjesë e elektoratit që vazhdimisht e ka votuar BDI-në do ta ndëshkojnë këtë formë të ndërhyrjes brutale të z. Zaev. Unë prap them nuk jam kundër konceptit që ai promovon, por kanë zgjedhur njerëzit e gabuar tek shqiptarët që ta realizojnë këtë koncept. Unë jam i bindur që shqiptatrët në rrethin e dytë në balotazh do ta ndëshkojnë BDI-në”, tha Selmani.

Në lidhje me bashkimin e partive opozitare shqiptare gazetari Naser Selamini vlerëson se ky bashkim do të jetë një motivim që shqiptarët të dalin në votime për të dënuar të keqen që u bëhet. Ai vlerëson se për rrëzimin e Gruevskit, shqiptarët kanë kontribuar më shumë se vetë LSDM.

“Unë mendoj se bashkimi i opozitës shqiptare do të jetë një motivim shtesë për shqiptarët e Maqedonisë, ata që nuk janë llaskuca si këto të BDI-së të dalin dhe të marrin përgjegjësinë për ardhmërinë e tyre, sepse ne si shqiptarë e kemi ndihmuar shumë ndryshimin apo rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit, biles ne shqiptarët kemi rrezikuar më shumë se sa këta naçallnikat e LSDM-së dhe tash është jo e sinqertë dhe jonjerëzore që këto njerëz të shkojnë dhe të koalicionojnë me njerëzit e BDI”, shtoi më tej Selmani.

Në fund të intervistës, gazetari Naser Selami deklaroi se nëse shqiptarët duan t’i dërgojnë mesazh Zoran Zaevit dhe të gjithë tjerëve, atëherë duhet të mbështesin opozitën shqiptare.