Shteti i Malajzisë është i pari shtet në botë i cili ka ndaluar rreptësisht dëgjimin e këngës më të klikuar ndonjëherë në kaq pak kohë, “Despacito”.

Një prej ministrave të shtetit të Malajzisë e ka dhënë lajmin e ndalimit për shkak se kënga ka tekst të turpshëm.

Salleh Said Keruak tha se kënga konsiderohet si jo-islamike dhe u shpreh:

“Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme.”

Kjo ndalesë është bërë pavarësisht faktit se kënga është në gjuhën spanjolle dhe vendimi është marrë i formës së prerë.

Ndërkohë Despacito është vetëm pak larg arritjes së këngës më të klikuar në Yotube, rekord që mbahet nga ‘See You Again”