Universiteti i Tetovës, me një ceremoni solemne, të mbajtur më 4 maj 2016, në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit, ku morën pjesë personalitete të larta nga jeta akademike, diplomatike, politike dhe shoqërore nga vendi, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës si dhe nga të gjitha trevat etnike shqiptare, Nderit të Kombit Adem Demaçi i ndau çmimin Doktor nderi i shkencave (Doctor honoris causa) i Universitetit të Tetovës. Këtë titull të lartë shkencor Universiteti ynë e ndan për personalitete të njohura, të cilët kanë punuar fuqishëm në avancimin e shkencës në përgjithësi dhe kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe të drejtat universale.