b021121ci 20th November 2002 NATO Summit Meeting in Prague, Czech Republic North Atlantic Council Meeting at the level of Heads of State and Government. North Atlantic Council Meeting with Invitees at the level of Heads of State and Government. - General View

Faktori ndërkombëtarë gjithnjë e më shumë ia kthen shpinën BDI-së. Shprehen të dëshpëruar që BDI për çdo dështim të vetin, ua hedh fajet atyre. “NATO nuk ka kërkuar nga BDI që të lë anash çështjet etnike, sepse sa më shumë çështje të pazgjidhur që ka një shtet, aq më larg NATO-s gjendet. Ne e inkurajojmë BDI-në dhe i duartrokasim për çdo çështje të zgjidhur etnike, duke pas parasysh se çështjet e pazgjidhura etnike kanë gjeneruar kriza, të cilat më pas negativisht reflektohen në rrugën e vendit jo vetëm drejt NATO-s, por edhe drejt BE-së. Vetë fakti që Maqedonia sot e kësaj dite nuk është anëtarësuar në NATO tregon se nuk ka ndonjë efekt nga lënia anash e çështjeve etnike”, thotë për “Lajm” një diplomat në Shkup, që vjen nga një vend anëtar në NATO.

Ai frikohet se arsyetimet e tilla të BDI-së, se zgjidhja e çështjeve etnike pengon anëtarësimin e vendit në NATO,  mund të krijojnë pasqyrë të gabuar për NATO-n te komunitete të caktuara në Maqedoni,

“Distancohemi nga çdo paraqitje e tillë, qoftë nëse vjen nga ndonjë politikan i papërgjegjshëm, ose nga ndonjë parti politike. NATO përkrah zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura etnike. Zgjidhja e këtyre çështjeve vetëm se kontribuon për plotësimin e kushteve për anëtarësim të vendit në NATO, që po pengohet nga mungesa e vullnetit për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thekson ai.