Në debatin e rradhës në  emisionin Rruga drejt në Alsat-M me temën ” Statusi i shqiptarëve”   drejtuar  nga moderatorja Arta Tahiri debatuan  ish luftëtarët:Abedin Zymberi ,Ruzhdi Matoshi dhe Fatmir Limani.

 

Debati u fokusua kryesisht për tema që kanë të bëjnë me mosrealizimin e të drejtave të shqiptarëve, idealet e papërmbushura të çlirimtarëve , moszgjidhja e statusit të   ish ushtarëve të  UÇK-së . mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit edhe pas 15 viteve nga përfundimi i luftës së vitit 2001.

abedPDSH-ja morri dënimin në  vitin 2002, rradhën  BDI-ja…

 Sa i përket temës rreth mosimplementimit të MO-së   dhe mos zgjidhjes së statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së ish deputeti Abedin Zymberi tha: “Sikur të implemenetohej në rregull ashtu siç ishte e paraparë , sigurisht se deri sot gjendja do të ishte më ndryshe. Fatkeqësisht në Maqedoni u soll marrëveshja e Ohrit por me fillimin e implemnetimit të saj nuk u arrit pajtimi ndërmjet dy popujve të cilët kishin konflikt dhe ai mospajtim edhe sot vazhdon të jetë aktual. Nëse PDSH-ja kishte gabimet e veta,ajo e mori dënimin në  vitin 2002 . Po pse BDI-ja  prej 15 viteve  në pushtet nuk arriti ta implementoj të njëjtën, së paku të përmirësonte gabimet që mund ti kishte bërrë PDSH-ja. Në kohën kur unë isha deputet në vitin 2010  vazhdimisht në mediume flitej se ja po bisedohet, janë formuar grupe pune  në realitet as që bisedohej. Nuk ka pasur dikush që ta hap këtë temë.  Mua më vjen keq pse Fatmiri  tenton ta mbulon një politikë të cilën vetë nuk ka qenë, pjesë e asaj politike dhe mos u mundo ti mbrosh disa sende që nuk mbrohen”.

fatmShqiptarët nuk janë të aftë…

 Ndërkaq    Fatmir Limani  u mundua të arsyetohet  duke thënë: ” Abedin nuk pretendoj që të  mbroj BDI-në , por në të gjitha marrëveshjet qeveritare ka pika me prioritet dhe pika të cilat përcaktohen për marrëveshjet bashkëqeverisëse. Në situata të këtilla ka patur momente, kur janë shtruar çështje si gjuha ,universiteti” etj. Këtu i ndërhyri Abedin Zymberi duke   shtuar se:” Nëse keni bërë marrëveshje me partnerët e koalicionionit, pse atëherë këtë marrëveshje nuk e bëtë kurrë publike”?   Më tej Fatmir  iu rikthye edhe një herë çështjes së statusit të ish ushtarëve, ngase është çështja më e dhembshme dhe se ajo  nuk zgjidhet për shkak të: ”Betimit të tyre që  lidhet me bashkimin e trojeve”, ndërkohë që nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim!!!.  Ai poashtu u pajtua me konstatimin se ”Shqiptarët nuk janë të aftë për të kërkuar, për të bërë kërkesat e tyre, dhe për ti marrë ata.” dhe për ti hikur temës ai vazhdimisht kapej me  Universitetin e Tetovës duke ia atribuar krejt meritat BDI-së duke pyetur se kush e bëri Universitetin e Tetovës, duke mos mbajtur llogari se koha në të cilën u themmelua UT-ja ishte shumë vjet para se të formohej BDI

ruzhdoMinistrat e BDI-së shumë mirë   menaxhojnë  vetëm me heshtjen…

 Në këtë  pjesë të debatit u inkuadrua edhe ish Deputeti Ruzhdi Matoshi i cili  kundërshtoj  ashpër  Fatmir Limanin  dhe duke i thënë: ”Mos na trego neve se kush e ka bë Universitetin e Tetovës”! Unë kam qenë aktivistë atëherë kur u themelua ky Universitet në vitin 1994 ”.  Debati i ashpër vazhdoj edhe në tema tjera ku  ish  deputeti  Matoshi foli edhe për marrëveshjen e majit të 2008 kur PDSH-ja ishte në qeveri ndërsa  BDI-ja zhvillonte biseda  të fshehta me VMRO- DPMNE , nga ku edhe doli e ashtuquajtura marrëveshje e majit, ku negociator ishin Musa Xhaferi Fatmir Besimi  dhe Teuta Arifi. Nga këto takime    në fakt nuk kishte patur asnjë kërkesë nga ana e BDI-së dhe se të vetmen kërkesë e kishin patur që të vijnë në pushtet.   Poashtu z Matoshi i renditi një varg  dështimesh  në të gjitha lëmitë dhe për tia mbyllur gojën përfundimisht  e pyeti: ”Më trego ty mua se ministrat e juaj a e kanë çelë gojën ndonjëherë? Fatmir Besimi ministër 12  vjetë dhe ata kanë përgjegjësi të tregojnë,por  ata heshtin sepse dijnë   shumë mirë  të menaxhojnë  vetëm me heshtjen.

©fol.mk