Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30 minuta. Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, ka thënë se pas 30 minutave do të kthehen në seancë me komisionin për verifikimin e mandateve.

Deputetët e koalicionit PAN ende nuk kanë ardhur në seancë, ndërsa nga ky koalicion askush nuk është propozuar në komisionin për verifikimin e mandateve.