NASA ka njoftuar se astronauti Gene Cernan, njeriu i fundit që shkeli në hënë, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Agjencia Hapësinore e dha lajmin në Twitter duke shprehur dhimbjen për humbjen e astronautit në pension.

 
“Jemi të pikëlluar nga humbja e astronautit në pension të NASA-s, Gene Cernan, njeriu i fundit që shkeli në Hënë”, thuhet në postimin e Agjencisë.

Cernan ishte komandanti i Apollo 17, misioni i fundit amerikan në Hënë. /albeu.com/