Mesditën e sotme në Turqi, 4 policë kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me bombë. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës, 16:30 në juglindje të Turqisë, raporton CNN Turk.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të Universitetit Dicle të Mjekësisë Veterinare në krahinën turke të Dijarbakir në momentin kur një patrullë policie po kalonte andej.

I gjithë vendi u mbulua nga tymi dhe menjëherë në vendngjarje arritën ambulancat. Policia turke është vënë në kërkim të autorëve të sulmit terrorist.