Serbi, që u bë i njohur me videot e tij nga sheshi “Nënë Tereza”, ku tregonte se si e festojnë shqiptarët ndërrimin e viteve, ka vendosur të garojë për të qenë pjesë e Big Brother Albania 9. Askujt nuk ia merrte mendja se do të vinte dita që një serb do të sfidonte shqiptarët në Shqipëri.

Ai ka postuar edhe një foto nga momenti i pjesëmarrjes në audicion. Por, ende nuk dihet nëse organizatorët e spektaklit e kanë përzgjedhur atë si banor të BBA9 që do të nisë së shpejti.

“Jam këtu në Tiranë dhe po shikoja në internet se çfarë ka ndonjë gjë të rëndësishme dhe mora vesh që po bëhen disa audicione. Po shkoj të regjistrohem”, thotë ai, por nuk dihet nëse është pranuar, por thekson se ishte eksperiencë e bukur dhe se ka qeshur shumë.