Ultimatum antikushtetues nga Prishtina dhe Tirana tek kuajt tanë të Trojës e kanë dërguar si kusht për formimin e qeverisë së re duke mos caktuar se cili do jetë, cili do qoftë, kështu thekson në komentin e tij ish ambasadori Risto Nikovski lidhur me platformën e përbashkët të partive shqiptare.

“Ky ultimatum nga Tirana dhe Prishtina i dërguar përmes kuajve të Trojës në vend duhet të shkojë në referendum, ajo nuk është në ingerenca të mandatarit”, kështu ka thënë Nikovski.

Sipas tij, platforma propozon ridefinim të shtetit dhe shton se nuk ka shtet unitar që është dygjuhësh dhe nuk ka asnjë nevojë që Maqedonia të jetë e para.

“Bëhet fjalë për një dokument që në mënyrë ilegale do të ridefinojë shtetin i cili duhet të shkojë në referendum, për këtë gjë duhet të vendos populli e jo mandatari, këtë herë ndryshimi i karakterit kushtetutes të vendit nuk na është vendosur përmes luftës për clirim të teritoreve shqiptare në shtet më 2001, tash pikërisht ky dokument përmes atij të Ohrit i vendosur nga Uashingtoni kërkon mbarimin e projektit Shqipëria e Madhe. Nëse populli pranon këtë ridefinim antikushtetutes ashtu duhet të jetë”, ka thënë mës tjerave Nikovski.