Akoma asnjë epilog nga padia që Organizata Joqeveritare “Eco Guerila”, e ka ngritur që para një muaji kundër ndotësve të ajrit dhe vet shtetit, i cili sipas tyre ka obligim kushtetues që qytetarëve t’ju siguroj mjedis të pastër.

Për këtë nga Eco Guerila por dhe ambentalistët kritikojnë për neglizhencë Gjykatat, të cilat sipas tyre nuk shqyrtojnë në kohë padit e parashtruara.

“Çështja është e gjykatës që në këtë pikë tregohet jo serioze sepse, ajo ka për obligim që menjëherë ti ndërmerr gjitha veprimet mirëpo edhe unë jam në njohuri të asaj se janë hedh poshtë trajtimet e rasteve apo padive të këtilla. Kjo rezultoi që tek ne të formohet një prokurori e veçantë si rezultat i asaj se nuk funksiononte prokuroria e rregullt” – deklaroi Afrim Osmani, ambientalist.

Ndërkohë mjekët ngrenë alarmin, duke theksuar se nëse nuk merren masat e menjëhershme kundër ndotjes atëherë kjo do i kushtojë shumë në të ardhmen Maqedonisë.

“Normal që mund të bisedojmë për masa afat shkurte dhe afat gjate, sepse ideja e plasuar imja ishte se efekti është afatgjatë, dhe po ashtu edhe masat i ndaj në afat shkurte dhe afat gjate. Afatshkurte janë ata që tanimë bëhet siç është ndërprerja e burimeve të ndotjes apo intoksikacionet, kurse fazat afatgjate do ishte ndryshimi i kushteve të jetesës në atë rreth” – tha Naser Durmishi mjek.

Këto komente u bënë në debatin e sotëm të organizuar nga Eco Guerilla, në temën “Ndotja dëmton rëndë shëndetin – kërkoni dëmshpërblim”.