Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Lugina duhet t’i bashkangjitet në tërësi Kosovës.

“Ne nuk duam të rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër shkëmbimit të territoreve në tryezën e liderëve në Bruksel” tha Arifi në Top Show.

Ai ka deklaruar gjithashtu se Lugina e Preshevës, nuk duhet të përdoret politikisht nga partitë politike në Kosovë, por dhe në Serbi.

“Lugina, nëse bëhet kartë për t’u përdorur per politike, atëherë ne i themi “i vraftë buka””- deklaroi Arifi.

Një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq zhvilloi vizitën e tij dyditore në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takoi të hënën, përfaqësues të Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit me Presidentin, përfaqësuesit propozuan që politikanë të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut final Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesit Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, do t’i dorëzojnë së shpejti institucioneve kosovare një draft rezolute, që këto zona t’i bashkëngjiten Kosovës.