Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e tij të fundit vendosi që finalja e Europa League 2018 të luhet në Lion, të Francës.

Për 3-vjeçarin 2018-21 të garave që organizon UEFA u mor vendimi që të ndeshjet edhe në Champions League të luhen në dy orare të ndryshme.

Dy takime në orën 19:00 dhe 6 të tjera në orën 21:00. Katër kampionatet me vendet e para të renditjes së UEFA-s do të kenë mundësinë të çojnë 4 skuadra në Champions.

Skuadrat kampione kombëtare nëse eliminohen në turet kualifikuese të Champions do të kenë një mundësi të dytë në një garë që do të vlejë kualifikimin për në sezonin pasardhës të Europa League.

Klubeve u është rritur koeficienti i vlerësimit me 20% që do t’i shkojë federatës. Kjo bëhet për të shmangur avantazhin e skuadrave që i përkasin federatave me renditjen më të lartë gjë që penalizonte klube me paraqitje të mira por që vinin nga federata me koeficient më të ulët.

Pas propozimit të presidentit të UEFA, nga të ardhurat e Champions League do të kalojnë për Europa League edhe 50 milionë euro më shumë.

Veç kësaj një kontribut tjetër prej 10 milionë eurosh do të shpërndahet nga Champions si fond solidariteti shtesë për skuadrat pjesëmarrëse në turet kualifikuese.