Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit.