Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve morën pjesë në atë që po njohët si Revolucion i larmë. Sot ishte dita e 29 e protestuesve të cilët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Ata u nisën si zakonisht nga Prokuroria Publike Speciale dhe marshuan drejt Teatrit të Komedisë , ku thërritën kundër drejtoreshës së Teatrit, e cila ishte deklaruar më parë kundër “Revolucionit të Larmë”. Pasi shkruan në rrugë parullë kundër saj, protestuesit hodhën ngjyra në asfalt dhe vazhduan drejt Kuvendit ku përsëri hodhën ngjyrë. Në protestë për herë të parë ishte i pranishëm edhe tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili u shpreh se nga sot do të marrë pjesë rregullisht në protesta, pasi që është qytetar i lirë.

“Më vjen keq që deri më sot s’kam mundur të marr pjesë në protesta, për shkak se mendoj që Maqedonia meriton një qeveri normale dhe ta kthejmë lirinë dhe demokracinë. Qëllimi pse isha në Qeverinë e këtij koalicioni ishte që të sigurojmë kushte dhe mundësi të barabarta për të gjitha subjektet politike.  Është e qartë që VMRO dhe BDI nuk duan që kjo gjë të ndodhë”, theksoi Oliver  Spasovski, ish-Ministër i Punëve të Brendshme.

https://youtu.be/Jz-owkDS5YQ?t=1