Sot, në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, është realizuar një takim mes përfaqësuesve të Lëvizjes BESA dhe Ambasadorit Britanik në Maqedoni, Charles Garrett, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

”Në këtë takim është diskutuar për krizën e thellë politike në Maqedoni, ku janë shprehur qëndrimet e fundit të Lëvizjes BESA për mënyrat e tejkalimit të kësaj krize, duke përmendur edhe mbështetjen e fuqishme ndaj Prokurorisë Speciale. Kështu njëherit liderët që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos duhet t’i zbatojnë zotimet e marra, e jo të sillen me papërgjegjshmëri të skajshme. Me këtë rast, është përmendur protesta madhështore e Këshillit Opozitar më 9 Maj, anëtare e së cilës është Lëvizja BESA, ku kishte mbi 30 mijë protestues, me çka është cekur se edhe përkundër masivitetit të madh nuk u shënua asnjë incident. Kjo protestë u realizua në mbështetje të Prokurorisë Speciale dhe kundër regjimit BDI dhe OBRM-PDUKM.” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa./telegrafi