Me 04.03.2019 në ora 19.15 në vendkalimin kufitar ‘Bogorodica’, gjatë kontrollit të E.H.(30) nga fshati Llërcë, është konstatuar se ai gjendet në listën me masën A(arresto ) me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë dhe për kryerjen e dënimit me burg në burgun e Tetovës, transmeton Almakos.

Personi është
arrestuar dhe dërguar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Gjevgjeli për
procedurë të mëtutjeshme.