Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestën e organizuar mbrëmë për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Reperi duket se ka sfiduar policinë përmes rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet duke kënduar në automjetin e tij.