Nesër në ditën e zgjedhjeve lokale të vitin 2017, të gjitha zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 7 deri në 19, në mënyrë që të ndihmojnë në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre shkruan Fol.

Përveçse në zyrat private parregullsitë e zgjedhjeve do të mund ti lajmëroni dhe në numrat e telefonit në Zyrën në Shkup në 02 3129-327 ose 3129-367, në Manastir 047242-310 ,në Kërçovë 045228-586, në Kumanovë 031 431-488 në Strumicë 034329-996 në Tetovë 044344-082 dhe në Shtip 032389-701.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve, si një nga të drejtat themelore të njeriut, duke kontribuar në krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për një shoqëri të shëndoshë demokratike./fol.mk