Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë.

Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në Pletvar, si dhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.

Ndalesa për kamionë është hequr në aksin rrugor Koçan – vendkalimi kufitar Dellçevë.

Të mbyllura për komunikacion janë rrugët drejt fshatit Greman, Goshincë dhe Alshevc, ndërsa për shkak të mbetjeve të borës i ndërprerë është edhe qarkullimi në aksin rrugor Prilep-Vitolishte.

Komunikacioni me vështirësi zhvillohet në aksin rrugor Kumanovë-Kriva Pallankë për shkak të mbetjeve të borës.

Aksi rrugor Sveti Nikole – Kumanovë, i cili ishte ndërprerë për shkak mbetjeve të borës, prej orës 04:50 është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve. 

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, shpejtësi të adaptuar dhe respektim të sinjalizimit të komunikacionit.

Në gryka malore është e mundur dukuri më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në akset rrugore Koçani – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Nga 15 nëntori e obligueshme është mbajtja e pajisjes dimërore jashtë mjediseve të qytetit, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mestar , ndërsa në vendkalime nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./MIA/