Frigoriferi juaj është i vjetër dhe i mërzitshëm. Ndoshta ka ardhur me apartamentin kur jeni vendosur, ose e keni blerë në një dyqan të rëndomtë, por një gjë është e sigurtë; ti jë një njeri i teknologjisë. Ti e meriton një frigorifer të mençur.

“FridgeCam” (kamera e Frigoriferit), është një kamerë e dizajnuar për frigoriferin tuaj, që do ta bëjë atë më të mençur. 

Kamera arrin që t`i shohë produktet brenda frigoriferit dhe më pas ju sugjeron receta se çka mund të gatuani, dhe se si mund të konsumoni ushqimin dhe të mos e çoni dëm atë, transmeton Indeksonline. 

Sa herë që do ta hapni frigoriferin dhe ta mbyllni atë, “FridgeCam” do të bëj një foto dhe do ta ringarkojë aplikacionin e saj. 

Krijuesit e “FridgeCam” kanë treguar se aplikacioni brenda kamerës tregon kur gjendeni pranë një marketi ku mund të bleni gjëra për ta mbushur frigoriferin./Indeksonline/