Në Kumanovë u prezantuan rezultatet e projektit ”Forcimi i integrimit të romëve përmes punësimit”. Projekti është zbatuar nga Qendra për bashkësi rome ”DROM”.

 

Rezultatet u prezantuan para përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe shtetërore, ndërkaq tregojnë se sa romë janë punësuar në këto institucione në rajonin e Kumanovës, për vitin 2016.

Gjithashtu, raporti tregon se edhe çfarë duhet të ndërmerret për t’u ulur numri i të papunëve të përkatësisë rome. Raporti duhet të kontribuojë edhe në përmirësimin e mundësive për punësimin e romëve, si një nga grupet më të prekshme nga papunësia./Telegrafi/