Në linjë telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore “Alo mjek” gjatë shtatë ditëve të fundit (prej 27 mars deri më 2 prill) ka pasur 1.261 thirrje.

Prej 15 shtatorit të vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani, ka pasur 147.063 thirrje. Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë, me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptome të përkeqësimit të shëndetit. Njëzet e pesë mjekë janë në akses për këshilla mjekësore për telefonatat që vijnë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë. Paraqitjet më shpesh janë për këshilla lidhur me motin e ndryshueshëm, sëmundje kronike, simptoma respiratore, kardiovaskulare, dhimbje koke, temperaturë të rritur trupore, ftohje sezonale dhe dhimbje simptomatike.