Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë shkëlqeu me ngjyrë portokalli për të shënuar fillimin e fushatës globale “Gjashtëmbedhjetë ditë aktivitet kunder dhunës gjinore” në mbështetje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Në ngjarjen që e organizuan Kombet e Bashkuara dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri, Zoran Zaev, ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në vend, Louisa Vinton. Ajo duke e cituar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së tha se “Dhuna ndaj grave në thelb i referohet pushtetit dhe do të ndalohet vetëm kur barazia gjinore dhe fuqizimi i plotë i grave do të bëhen realitet”.

Fushata, “16 ditë aktivitet kundër dhunës gjinore” ka për qëllim që ta ngrisë vetëdijen dhe të nxit hapa konkret që do të ndihmojnë t’i vihet fund dhunës ndaj grave dhe vajzave nëpër borë. Kjo fushatë mbahet çdo vit 16 ditë ndërmjet 24 Nëntorit- Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe 10 Dhjetorit- Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.