Pas iniciativës për ndryshime të reja ligjore, para se gjithash me atë që ka të bëjë me pierjen e duhanit në objektet hotelerike, analizat globale tregojnë se mbi 46 për qind e meshkujve në Maqedoni janë duhanxhinjë.

Me këtë shifër, Maqedonia është mbi mesataren e vendeve me mesatare të BPV-së. Në të njëjtën kohë 26,8 për qind e femrave janë duhanpirëse, me çka e njëjta gjë e vë Maqedoninë mbi mesataren. Apo edhe më konkretisht edhe meshkujt edhe femrat në Maqedoni tymosin mbi 2.700 cigare në vit. Që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e tretë në botë sipas numrit të cigareve të tymosura për kokë banori në vit, kurse numri i duhanpirrësve është në rritje.

Më shunë cigare se qytetarët e Maqedonisë, në vit tymosin banorët e Bellorusisë dhe Libanit.