Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjitha institucionet shëndetësore në territorin e Maqedonisë së Veriut gjithsej trajtohen 141 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.
Në Manastir po trajtohen tetë pacientë të dyshuar apo të diagnostikuar me koronavirus, në Shtip 9, në Tetovë 6, Veles 8, Kumanovë 21, Ohër 11, Prilep 6, Gostivar 3, Strugë 3. Në Spitalin e Strumicës ka 6 pacientë me Covid-19, në Kërçovë 2.
Në spitalet e Shkupit ka gjithsej 58 pacientë që trajtohen për koronavirus. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në të gjithë vendin ka rreth 430 krevate të lira për pacientë me koronavirsu.