Në Mavrovë sot në mëngjes janë shënuar temperaturat më të ulëta prej -21 gradë Celsius, -20 janë shënuar në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 në Krushevë, -18 në Dibër dhe Prilep, -17 në Pozharan dhe Kumanovë, -16 në Kriva Pallankë, Berovë dhe Gjurishte, -15 në Topollçan dhe Shkup Petrovec, -14 në Ohër, Vinicë dhe Pretor, -12 në Shkup, -11 në Shtip, -10 në Demir Kapi dhe Strumicë, -8 në Dojran dhe -7 Gjevgjeli, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lartësia e shtresës së borës sot në mëngjes në orën 8 është 7 centimetra në Demir Kapi, 8 në Shkup-Petrovec dhe Shkup, 9 në Strumicë, 10 në Kriva Pallankë, 20 në Gjurishte, 22 në Krushevë, 26 në Tetovë, 27 në Berovë dhe Dibër, 35 në Topollçan, 45 në Lazaropole, 52 në Pozharan dhe 64 centimetra në Mavrovë.

Sot në mëngjes moti është me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, ndërsa vetëm në jugperëndim është kryesisht i kthjellët. Fryn erë veriore e dobët mesatare e cila në Gjevgjeli është përkohësisht e përforcuar.

Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe edhe më tej shumë i ftohtë me kushte për borë. Do të fryjë erë veriore e dobët më intensive përreth Vardarit. Gjatë natës drejt të martës do të ketë borë të përkohshme kryesisht jugore prej vendit. Temperatura sot do të lëvizë në interval prej -10 deri -2 gradë Celsius.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, me kushte për borë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore. Temperatura sot do të jetë deri në -6 gradë Celsius.

Nga DPHM kumtuan se edhe nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme edhe më tej shumë i ftohtë me kushte për borë, e cila më e shpeshtë do të jetë në orët e mbrëmjes. Nesër reshjet e borës do të përfundojnë, ndërsa më të shpeshta janë në pjesët jugore të vendit. Akoma do të fryjë erë veriore, por do të jetë më e dobët.

Të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe do të fillojë rritje graduale e temperaturës. Do të ketë shkrirje afatshkurtër dhe jo shumë e shpejtë e borës.

Në fund të javës gjegjësisht të premten do të fryjë erë veriore dhe me rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit nga perëndimi do të fillojnë reshje të reja kalimtare të cilat në jug të vendit do të jenë të shiut.