Spitali klinik të Tetovës përballet me një vendim skandaloz të Fondit për sigurim shëndetësor, i cili drejtohet nga Orhan Ramadani kuadër i BDI-së  Me vendimin më të fundit ky fond i ka shkurtuar Spitalit Klinik të Tetovës 70 milionë denarë, që e vendos në pikëpyetje të madhe funksionimin normal dhe shërbimet për gjithë qytetarët e Tetovës.

Edhe pse më herët Ramadani kishte premtuar se do të rritet buxheti për Spitalin Klinik të Tetovës, por  shkurtimet e fundit, tregojnë për paaftësinë e tij si dhe të shumicës së kuadrove  të zgjedhur nga  partia shqiptare pjesëmarrëse  në qeveri.

 

Pikërisht në kohën kur duhet që të konsolidohen shërbimet në këtë spital vjen goditja, e cila e pamundëson që ajo që është planifikuar të realizohet. 

 Drejtori i Fondit, Ramadani, deri më tani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë shkurtim edhe pse me këtë janë dëmtuar në shërbime mbi 200 mijë qytetarë të Tetovës, 

Edhe pse më herët kishte premtuar për rritje buxheti, me vendimin e fundit vihet në pikëpyetje fuqia e këtij drejtori.

Ramadani-620x330