Metodologji plotësisht të re të regjistrimit të ardhshëm të popullsisë propozon drejtori i ri i Entit të statistikave, Apostoll Simovski. Duke shprehur qëndrim personal, Simovski vlerëson se përkatësia etnike më nuk është e rëndësishme, por për shkak të rrethanave në Maqedoni, duhet të bëhet regjistrim se çfarë gjuhe flitet në familje, për shkak të 20 përqindëshit që e parasheh kushtetuta dhe ligjet si kusht për përdorim të gjuhe tjetër përveç maqedonishtes, transmeton Gazeta Lajm.

Regjistrimi i ardhshëm në Maqedoni planifikohet pas 2 viteve, sepse regjistrimi i fundit në Maqedoni dështoi në vitin 2011. Prokuroria Speciale ka haput hetime ndaj kryetarit të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar të nderpritet regjistrimi për shkaqe politike.