Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 23 aksidente. Në njërin prej tyre një person është lënduar rëndë, në 13 aksidente janë lënduar 11 persona, ndërsa në nëntë është shkaktuar dëm material.

Policia rrugore gjatë tre ditëve të kaluara ka sanksionuar 41 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit është përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, 13 shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, si dhe 23 shoferë t cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.

Me automjetin special “karrotreci” janë larguar gjithsej 64 automjete.