Ajri i ndotur disa herë mbi normalen po thithin banorët e Liciçes së Re djembrëma ka pasur 400 mikrogram PM10 në m3. Stacionet matëse dhe në shumë qytete krahas Shkupit kanë treguar koncentrime të larta të masave kancerogjene. Në Kumanovë, 370, në Tetovë 350, Kavadar 300, Manastir 200 në m3.

Shfrytëzimi i transportit urban, reduktimi i makinave, ulja e ngrohjes me dru janë pjesë e rekomandimeve nga ana e autoriteteve por megjithatë janë vetëm rekomandime e jo masa. Mjekët në anën tjetër këshillojnë që të iket nga hapësira të hapura në orët kur ajri është shumë i ndotur.

Kjo katastrofë ekologjike është një problem i vjetër me helm në ajër përballemi gjithë dimrit. Vitin e kaluar kjo periudhë e vitit përbënte rekord në të njejtën lagje ku ishin regjistruar 1200 mikrogram PM10 e që ishte 12 herë mbi normalen.

Pastrues më efikas për ajrin e ndotur është era. Sot kemi mot me vranësira derisa nga nesër mjegulla përsëri do të ulet derisa meterologët paralajmërojnë erëra të fuqishme dhe shi.