“Dënimet drakonike të shqiptarëve në proceset e fabrikuara si: Sopori, Monstra, lagja e Trimave janë emërues i përbashkët sa i takon drakonizmit të dënimeve kundër shqiptarëve”, kështu shkruan në statusin e tij të fundit mbi gjendjen e fundit në sistemin gjyqësorë të vendit, kryetari i shoqatës së të burgosurve shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, shkruan Zhurnal.mk

Pollozhani theks të veçantë vë tek rasti i Almirit të vogël i cili u përplas me makinë nga një maqedonas nga Kumanova.

“Rasti i vogëlushit pesë vjeçar të cilin një kriminel pasi e nisi makinën e përplasi familjen e Almirit të vogël me ç’rast vetëm fëmiju ngeli i vdekur. Gjykimi i kriminelit është duke zgjatur mbi dy vite si rezultat i përpjekjeve të gjykatësve maqedonas që këtë rast ta kualifikojnë si aksident me pasojë vdekjen e vogëlushit. Votimi i fundit 6:4 ku katër gjykatës shqiptarë kërkonin që vepra të kualifikohet si vrasje me paramendim kurse gjashtë gjykatës maqedonas variantin i cili e lë të lirë menjëherë. Shqiptarët duhet që brenda muajit kallnor të organizojnë protesta para gjykatave drakoniane të instaluara nga ish pushteti. Kush e ka rradhën, ndoshta ti?”, shkruan mes tjerave për shqetësimet e fundit Pollozhani.