Ati i Shenjtë Papa Françesku tashmë ka një vend edhe në kryeqytetin shqiptar. Busti i tij është vendosur pranë kambanës së paqes tek Piramida.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak, ndërkaq sot është realizuar.

Poshtë bustit është vendosur edhe një pjesë e shkëputur nga fjala e tij gjatë vizitës në Tiranë.

“Shqiponjat simbol i flamurit të atdheut tuaj, nuk e harrojnë folenë, por ngjitet lartësive e fluturon lartë”, shkruan në bazamentin e bustit. /BallkanWeb/

papa