qenan profil

Nga Qenan ALIU

 

Të dashur miq, të nderuara familje të Dëshmorëve, E nderuara Familje Martire – ZYMBERI ;- * * *

Martirë të dashur, nga pamundësia të jemë pranë vareve tuaja më 24 Maj në Sllupçan, ku Ju preheni të qetë, po jua shkruaj ca rreshta në vend të HOMAZHIT. Pranverat tuaja i ndërpreu para 15 viteve predha famkeqe që shpërtheu aty ku ju ishit të ngujuar në vatrat tuaja. Prindët e akrabanë i kishit në vijë të frontit, por Ju ishit femra, gra, fëmijë, Ju nuk i lëshuat vatrat tuaja, Ju pritshit të kumtohej Barazia dhe Liria. Familja ZYMBERI , Ju e patët hise të mbeteni si shum familje shqiptare EMBLEMA të historisë të popullit shqiptarë për aspiratën e tyre e cila nuk do të shuhet kurrë. Ne e mbjamë mendë zullumin e forcave të sigurisë të këtijë shteti PIS, që kanonadat e predhave pa shkëputur i gjuanin mbi fshatrat e Karadakut. Familje e dashur, Ne e mbajmë mend, atëherë edhe Komandantin Suprem të Forcave të sigurisë i cili para objektivave të kamerave ngrehi dorëzën e TOPIT për ta lëshuar predhën drejt shtëpive tuaja, pa menduar mirë se mund të vrasin gra dhe foshnja të djepit. E çka u bëri Nerminja këtyre forcave,çka u tha Sizana e Selvija,çka u bëri Neali e Hisnija,e çka folën Mersimi e Jenuzi ,E PSE O ZULLUMQAR NDËRPRETË TË QARAT E VALBONËS , FITIMIT E FITORES NË DJEPAT E TYRE ?! Eeee MARTIR të dashur, ata që ndërprenë pranverat e jëtëve tuaja, ZOTI I MADHË I KORITI NË KËTË BOTË. Allahu i Plotfuqishëm KOMANDANT SUPREM I GJITHËSISË , me fuqinë e tijë e bënë që të asgjëssoj bile në ajër ata komandant të vegjël që drejton predha drejt grave e fëmijëve. Po JU tani nuk jeni vetëm, Ju jeni në Parajsën e ZOTIT, JU preheni të qetë, të gjithë ata që Juve ju vranë pësuan keq , edhe të tjerë do të pësojnë edhe më keq. Dhjetë kortezha të mbuluara me Flamurin e shqiponjës,mbanin në brendinë e tyre dhjetë shpirtërat martire me emblemën ZYMBERI, u varosën në Slupçan me zërin dhe krenarinë e tani më të ndjerë hoxhë Jakup Sllupçanit ,Zoti e mëshiroftë. Pushoni të qetë shpirtëra të Zotit, Ju jeni të pafajshëm, faji mbetet akoma te BARAZIA DHE LIRIA ! Zoti e bekoftë Familjen Zymberi dhe popullin Shqiptarë.

Nga; Qenan ALIU, Për Familjen Zymberi dhe mikun tim Abedin ZYMBERI.