Derisa në qytetin e Shkupit po derdhen shuma marramendëse për përmendore e skulptura të ndryshme në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, në fshatin Sllupcan të Likovës është lënë në haresë Lapidari i qendrës memoriale. Ish ushtarë të UÇK, familjarë të dëshmorëve e martirëve të luftës si dhe banorë të fshatit Sllupcan para kamerës së Alsat M shprehen të zhgënjyer dhe të nënçmuar nga kjo pakujdesi e partive politike shqiptare por edhe nga institucionet shtetrore të cilat udhëhiqen nga partit shqiptare.

“Që në vitin 2005 që atëher erdhën këtu e vun gurthemelin, realisht themi I hëngrën diku rreth “100 Flija” nga nënat e këtij fshati, dhe realisht prej asaj dite më askush nuk e ka bisedu këtë punë përpos disa aktivistëve të Sllupcanit”, tha Sinkron Abedin Zimberi, Ish ushtar i UÇK.

“Para një “2 Maji” erdhën Gëzim Ostreni e gjithë këta të BDI, mendojshin që për “2 Majin” do të kryhet por qe sa vite premtime bëjnë a lapidary ende nën tokë është”.

“Lapidari qe 10 vjet, ka me shku edhe 20 vjet nuk ka mu kry, me këto njerëz që janë, kjo garniture është vetëm për me vjedhë, edhe për me dal në foto dhe kamera”.

Ndërkohë nga komuna e Likovës paraljmërojnë se gjatë muajit qershor do të shqyrtohet projketi dhe se me aplikimin e projektit do të fillojnë punimet për kryerjen e Lapidarit të kësaj qendre memoriale.

“Kemi pas në Komunë një shpallje ku në atë projekt ideor janë paraqitur disa arkitetk të rinjë, dhe kanë paraqitur projektet e veta, por në konsultim me komisionin që kemi bërë ne si komunë në nivel kombëtar, në përbërje të një profesori nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ku ata i dhanë vërejtjet e veta dhe se projekti ideor edhe një herë të rishqyrtohet, besoj që gjatë muajit qershor do ta rrumbullakësojm projektin ideor dhe se shumë shpejt do e kemi lapidarian tek varrezat e dëshmorëve”, tha Sadulla Duraku Kryetar i Komunës së Likovës.

Ndryshe për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve prkujdesen vetë banorët e fshatit.