Nektarina është e sugjerueshme për shëndetin kardiovaskular sepse i jep zemrës forcë.

Atë e shohim zakonisht të strukur krah pjeshkave. Këto të fundit perceptohen si “motra e madhe” e nektarinës. Këto dy fruta janë të ngjashme por edhe shumë të ndryshme. Ndryshimi fillestar është që pjeshka ka push ndërsa nektarina ka një lëkurë më të lëmuar. Nektarinat si pjeshkat kanë origjinën e tyre në Kinë, ku edhe janë kultivuar plot 2000 vjet më parë. Gjurmët e tyre janë gjetur edhe në Persinë, Greqinë dhe Romën e lashtë. Ngjyra e tyre është e artë me pak nuancë të së kuqes. Tuli i tyre i verdhë ka një aromë dhe shije të veçantë. Në botë ekzistojnë më shume se 100 varitetet të nektarinës. Nektarina është shumë më delikate se pjeshka dhe nxihet më shpejt. Nektarina është një burim i mirë i vitaminës C. Ajo ka pak kalori. Nektarina nuk përmban as kolesterol as sodium.

Kryesisht janë të importuara, pasi nektarinat e prodhuara në vend si Përmet, Fier, Elbasan dhe Lushnje ende nuk kanë dalë në treg. 

Vlerat shëndetësore të nektarinës

Vetitë e nektarinës përfshijnë përmirësim të funksionit të qelizave, sistemit kardiovaskular dhe atij tretës. Nektarina ka një mekanizëm të pasur mbrojtjeje të organizmit të pajisur me antioksidantë që luftojnë komplikacionet që vijnë si pasojë e obezitetit, problemet me shikimin dhe ndihmojnë me parandalimin e kancerit. Nektarina funksionon më së miri kundër obezitetit dhe diabetit duke reduktuar oksidizimin e kolesterolit të keq që çon në probleme të zemrës. Konsumimi i nektarinës ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, promovon një shëndet më të mirë të lëkurës duke e bërë atë më rinore. Ajo përbën një ushqim shumë të mirë për gratë shtatzëna.

Nektarina është e pasur me fibra dhe vitaminë A, vitamin B1, vitamin B2, vitaminë B3, acid pantotenik, vitaminë B6, folat, vitaminë C, vitaminë E dhe vitaminë K. Nektarina është gjithashtu një burim i pasur i potasit dhe mineraleve të tjera si fosfori, magnezi dhe kalciumi. Nektarina promovon një shëndet të mirë të syve dhe redukton problemet e shikimit që kanë të bëjnë me moshën. Luteina, një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek nektariina ndihmon në rregullimin e çrregullimeve të retinës, verbërisë dhe dëmeve të shkaktuara nga drita. Konsumimi i rregullt i frutave me bërthamë siç është nektarina është e sugjerueshme për shëndetin kardiovaskular sepse i jep zemrës forcë dhe mban larg zhvillimin e simptomave si arteroskleroza.

Nektarina ka acid klorogjenik, një përbërës natyral që parandalon një sërë tumoresh, në veçanti kancerin e zorrës së trashë. Beta karoteni që gjendet tek nektarina ofron mbrojtje edhe ndaj kancerit të mushkërisë.

 Niveli i lartë i antioksidantëve, vitaminës C dhe zinkut i jep trupit forcë të luftojë infeksione të shumta duke stimuluar prodhimin e antitrupave të cilat shërbejnë si mburojë kundër disa sëmundjeve duke nisur nga i ftohti i zakonshëm, malarja apo edhe shërimi i plagëve.

Vitamina C që gjendet tek nektarina kontributon në prodhimin e kolagjenit që e mban lëkurën të hidratuar dhe rinore. Ajo parandalon dëmet e shkaktuara nga ekspozimi në rrezet ultravjollcë.

Prezenca e fibrës dhe alkalinës tek nektarina e bën atë perfekte për sistemin tretës. Fibra thith lëngjet e tepërta, rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon problem si gastriti, konstipacioni dhe ulçera. Për më tepër, fibra parandalon akumulimin e toksinave në muret e zorrës së trashë dhe detoksifikon sistemin tretës.

Nektarina është një thesar vitaminash dhe mineralesh që promovojnë shëndetin e mirë të nënës dhe fëmijës.

Kujdes!

Bërthamat e nektarinës përmbajnë në sasi të vogla një substancë të njohur si cyanogen që kur tretet mund të kthehet në cianid, një prej helmeve më të njohura në botë. Helmimi prej tyre ndodh rrallë, në rastet kur këto bërthama konsumohen me tepricë.