Sejfullai: Bashkëpunimi opozitar është nevojë dhe interes i shqiptarëve

Në lidhje me çështjen e bashkëpunimit opozitar të unifikimit të opozitës shqiptare, është nevojë dhe interes i shqiptarëve, dhe jo nevojë e Këshillit Opozitar apo e Lëvizjes BESA.
 
Konsiderojmë se Lëvizja BESA në mungesë të vizionit të tyre politik kthehet e gjunjëzuar para të ashtuquajtur Këshill Opozitar, pasi ata janë një trup i vetëm që veprojnë “ndaras” kundër qëllimeve unifikuese të opozitës jashtëparlamentare shqiptare.
 
Këtë veprim të tyre tashmë populli e njeh mirë dhe taktizimet naive që luajnë mes Këshillit Opozitar dhe Lëvizjes BESA janë veç një farsë e kurdisur nga shërbimet mbase të pushtetit, e cila ka kosto për të gjithë shoqërinë shqiptare.
 
Këshilli Opozitar dhe Lëvizja BESA nuk mund të ikin nga përgjegjësia e interesit të shqiptarëve, duke taktizuar, por kjo do të faktojë si humbje mbi vetë ata si strukturë dhe për vetë interesin e shoqërisë shqiptare në vend.
 
Andaj, kërkojmë nga palët që mos reagojnë në dëm të unifikimit të opozitës, pasi mund të përbënte një bashkëveprim të mëtejshëm politik mes spektrit opozitar, që në fakt do të ishte veçse një sinjal i mbarë që duhet të ndodhë domosdoshmërisht.