Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup, nëntë aksidente kanë ndodhur brenda ditës së djeshme, prej të cilave në njërin prej tyre një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore kurse tjerat janë vetëm dëme materiale.

Nga ana e policisë rrugore, janë dënuar gjithsej 12 vozitës të cilët kanë ngasur veturën në shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër vozitës nuk janë ndalur në semafor të kuq , shtatë të tjerë kanë ngasur veturën pa leje , kurse 11 vozitës janë dënuar sepse nuk kanë lidhur rripin e sigurimit apo kanë përdorur telefonin celular.
Me mjetin karrotreci janë konfiskuar 52 vetura.