Të martën (05.12.2017) në ora 19:30 në Teatrin e Tetovës dhe të mërkurën (06.12.2017) në ora 19:30 në Qendrën për Kulturë – Gostivar do të shfaqet premiera e komedisë “VORBULLA” nën regji të Senad Abdulit. Autori i komedisë është Salajdin Salihu, ndërsa ndihmës regjie është Eli Ahmeti, njofton Fol.

 

Skenografinë e ka përgatitur Ridvan Aliti, muzika nga Laurije Ibrahimi, sound design Blerim Qamili, ndërsa kostumografia nga Sherife Abduli.

Në komedi luajnë aktorët: Senad Abduli, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Iljazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi. /Fol/