Ministria e Mbrojtjes nesër do të shpall konkurs për punësimin e ushtarëve të rinj profesionist në ARM, ka njoftuar sot ministrja Radmilla Shekerinska.

“Me këtë japin kontribut në politikat e Qeverisë në krijimin e vendeve të punës, që do të paguhen më mirë. I ftoj të gjithë të rinjtë deri në moshë 25 vjeç me arsim të kryer të mesëm dhe të cilët vullnetarisht kanë kryer ushtrinë të paraqiten në konkurs dhe të krijojnë shansin për gjeneratën e tyre, por edhe të ndikojnë në forcimin e përbërjes së ARM-së”, ka thënë Shekerinska.