Nesër me fillim në ora 12:00 të ditës kryeparlamentari Talat Xhaferi ka caktuar seancë plenare në të cilën krahas ligjeve dhe diskutimeve të tjera do të debatohet dhe votohet edhe ligji për përdorimin e gjuhëve përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe, transmeton Zhurnal.mk

Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime të sigurta mëson se në këtë seancë, kryeparlamentari Xhaferi do të hedh poshtë të gjitha amandamentet e partisë opozitare VMRO, me çka do i hapet rruga votimit direkt të ligjit i cili tashmë është debatuar për disa ditë e që u votua e miratua nga parlamenti por që nuk u nënshkrua nga presidenti Ivanov gjë që bëri të kthehet përsëri në procedurë parlamentare./Zhurnal/