Atë që se bënë sot Urata Rama dhe Qëndrim Guri, do të tentojë ta bëjë nesër Majlinda Kelmendi.
 
Xhudistja kosovare, do të kërkojë medaljen e parë olimpike për Kosovën, duke garuar në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Garat e xhudos, janë paraparë të nisin nga ora 15:00 sipas kohës tonë lokale.

Majlinda Kemendi, luftën e parë pritet ta ketë rreth orës 16:30, ku do të takohet me fituesen e sfidës mes Gneto dhe Tschopp.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi, është shpresa më e madhe e Kosovës për të shkruar historinë, duke fituar medalje në debutimin e parë në Lojërat Olimpike, pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar.