Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut që filluan në orët e pasditës, kanë shkaktuar vërshime në shumë pjesë të Shkupit, e sidomos në pjesët shqiptare të Komunës së Çairit.

Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëive të tyre. Kjo nuk është hera e parë e as e fundit. Pas çdo shiu të rrëmbyeshëm, për shkak të rrjetit të dobët të kanalizimit, shtëpitë e qytetarëve të Çairit stërmbushen me ujë, gjë që u shkakton probleme dhe vështirësi të mëdha.

Gjithashtu në Çarshinë e Shkupit, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm uji shkon rrëke në rrugë, madje të bën të mendosh se Çarshia është bërë me lum. Në videon më poshtë mund të shihni gjendjen e Çarshisë gjatë vërshimeve, ushtëpitë e vërshuara si dhe rrugët thuajse të pakalushme nga vërshimet.