Ministria e Drejtësisë pret ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, të cilët u kapën muaj me parë në Selanik. Një ditë para datës së vendosur për dhënien e verdiktit nga gjykata e Selanikut, nga Ministria e Drejtësisë shprehen të bindur se vendimi do të jetë pozitiv dhe dy të akuzuarit nga Prokuroria Speciale në Maqedoni, do të ekstradohen së shpejti për përgjegjësinë e tyre mbi skandalin e përgjimeve

Presim realizimin e ekstradimit për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ministria e Drejtësisë e ka kompletuar prej kohësh dokumentacionin dhe deri tani, autoritetet gjyqësore greke nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Presim që gjykata të marrë vendimin e duhur”- thonë nga Ministria e Drejtësisë në Shkup- bëjnë me dije nga Ministria e Drejtësisë.

Përndryshe, Grujevski dhe Boshkovski përballen edhe me një vepër tjetër në Greqi, për kalim të paligjshëm me dokumente të falsifikuara bullgare. Gjykata në Selanik në 22 dhjetor duhej ta merrte vendimin për kërkesën për ekstradimin e ish dyshes së DSK-së, të cilët në Maqedoni akuzohen nga Prokuroria Speciale për përgjimin e paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjes për përgjim, por në gjykatën e Selanikut njëjtë sikurse edhe radhëve të kaluara kishte probleme me sigurimin e përkthyesit në gjuhën maqedonase, gjë që çoi në anulimin e vendimit për në 5 janar. Nëse Gjykata në Selanik nesër vendos për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë të drejtë ankimimi në Gjykatën Supreme në Athinë. /Alsat M/