rama-netanjahu-netanyahu

“Jerusalem Post” shkruan se gjatë Holokaustit shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerëson ndihmën që shqiptarët dhanë për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Deklarata u bë gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet atje për një vizitë dyditore.

Midis Shqipërisë dhe Izraelit u nënshkruan dy marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi.

Netanyahu vuri në dukje se ndërsa nënshkrimi i marrëveshjeve shënoi 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, miqësia midis Shqipërisë dhe popullit hebre shkon prapa shumë më larg.

“Ne kurrë nuk harrojmë miqtë tanë. Gjatë Holokaustit Shqipëria nuk pranoi të ndërrojë hebrenjtë me nazistët”,- tha Netanyahu.

Kryeministri Edi Rama foli shkurt për këtë takim në rrjetet sociale ku postoi edhe një foto me homologun izraelit. “

“Jerusalem Post” shkruan se gjatë Holokaustit shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera.

73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.

Kryeministri Rama pritet që të takohet edhe me Presidentin Reuven Rivlin.

Në këtë vizitë Kryeministri i Shqipërisë është planifikuar që të qëndrojë dy ditë dhe bashkë me të drejt Izraelit edhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar.

Çështje për tu diskutuar pritet që të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në sektorin ekonomik, për të cilin janë realizuar edhe disa takime të tjera në nivel ministrash më parë