Nga pamjet që na servohen për çdo ditë  shifet qartë se BDI është e   kapluar nga  një krizë e thellë brendapartiake, ndoshta më e thella që nga themelimi i saj para 14 viteve.

 Përçarrjet brenda BDI-së nuk kanë të ndalur. Pas largimit të Arben Llabenishtit, gjeneral  Gëzim Ostrenit deputetëve Zylfi Adili – Qufa, Ermira Mehmeti dhe së fundi mungesa e deputetit  Hazbi Lika në hapjen e shtabit Zgjedhor  në Tetovë  dëshmon se rrënimi i BDI-së , veçmë ka filluar. Skenat e tilla të mungesave të njerëzve kryesor të BDI-së, thujase janë bërë përditshmëri. Edhe sot gjatë vizitës që delegacioni i lartë i BDI-së ,i përbërë nga Shefi i Shtabit Zgjedhor Qendror, Bekim Neziri, nënkryetari i partisë dhe koordinatori për  zonën e 6 zgjedhore Nevzat Bejta, ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak i bënë  shtabit komunal në komunën e Bërvenicës u kthyen të zhgënjyer dhe kokëulur, pasi mungonte vetë ”nikoqiri”   Kryetari i Komunës së Brvenicës   Enver Pajaziti, i cili paradokohe paralajmëroi tërheqjen nga BDI-ja, të cilën me mospjesëmarrjen e sotme edhe e vërtetoi  se përfundimisht nuk është pjesë e këtij ekipi që për cdo ditë ”turpëron”  shqiptarët.

Poashtu një problem tjetër tepër shqetsues që paraqitet ditëve të fundit në rradhët e BDI-së është edhe mosgatishmëria e njerëzve dhe simpatizantëve për pjesëmarrje në evenimentet në kuadër të fushatës së parakohshme parazgjedhore që BDI  ka filluar para disa muajve. Mungesa të këtilla vërehen kudo, si në Tearcë, Tetovë e mos të flasim për në Brvenicë ku pamjet që ju sjellim më poshtë e vërtetojnë se sa pak përkrahës i kanë mbetur BDI-së. Edhe atë ato pak vetë  që duken në foto gati se të gjithë e kanë kokën e ulur sikur duan të thonë ; Na vjen turp që ende vazhdojm të jemi pjesë BDI, dhe  njëherit tolerojm, që ky njeri që i thotë vetes 24 karat të na e fyej intelegjencën duke na ndarë me vëllezër e miq si  familje  patriote dhe… jo patriote!  /fol.mk

bdi kompletkokeulur