Neymar ka vendosur t’i drejtohet me një letër lamtumirëse Barcelonës dhe shokëve të skuadrës që la atje.

Braziliani që sot u bë lojtari më i shtrenjtë në histori, ka deklaruar se nuk ka qenë aspak i lehtë vendimi për të lënë Barcelonën.

Ai në letrën e tij thotë se jeta e sportistit është e imponuar, duhet marrë vendime, teksa të qenit pjesë e Barcelonës, është realizim i ëndrrës për të.

Tutje ai ka kujtuar ndarjen e dhomës së zhveshjes me lojtar si Messi, Valdes, Xavi e Puyol, teksa shton se Barcelona është një komb që përfaqëson Kataluninë.

Në mes të kësaj letre, nuk harron ta cek se Lionel Messi është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, më i miri i historisë dhe i papërsëritshëm në këtë sport.